Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit, pezullohet nga detyra Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Ismet Sula është pezulluar nga detyra me vendim gjykate.

Shkak për pezullimin e Sulës është bërë favorizimi që i ka bërë James Doshit, djalit të ish-deputetit Tom Doshi.

Ky i fundit është përfshirë në një aksident rrugor disa javë më parë në superstradën Lezhë-Laç, n afërsi të fshatit Gajush. Mësohet se James Doshi teksa ishte duke lëvizur me makinë ka përplasur një çift bashkëshortësh, që po ashtu ishin duke udhëtuar me mjet.

Nga hetimet ka rezultuar se djali i Doshit ka qenë fajtor, por është favorizuar nga policia, e cila nuk ka kryer veprimet konform ligjit, duke e lejuar që të marrë automjetin dhe të largohet. Edhe struktura drejtuese e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë është vënë në hetim nga prokuroria.

Publikuar nga Publik Media