E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FBI, DEA dhe paralajmërimi i fortë për opozitën
Bota

FBI, DEA dhe paralajmërimi i fortë për opozitën

Gazetarja: Realiteti politik do tronditet!

Gazetarja Anduela Ndreu ka komentuar situatën e fundit politike në vend, me fokus të veçantë zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se opozita ndodhet në një krizë të thellë përfaqësimi dhe është shkëputur nga shqetësimet reale të qytetarëve.

E ftuar në një analizë televizive, Ndreu u shpreh se loja politike në Shqipëri nuk po përcaktohet më vetëm nga aktorët vendas, por po ndikohet ndjeshëm nga faktorë ndërkombëtarë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas saj, prania e përfaqësuesve të FBI-së dhe DEA-s amerikane në Shqipëri nuk është rastësore dhe pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike.

Ajo theksoi se Partia Demokratike është përqendruar më shumë në konfliktet e brendshme dhe interesat e një grupi të caktuar, sesa në rolin e saj si opozitë përballë qeverisë.

“Besoj që Partia Demokratike më shumë është kthyer në një forcë politike që nuk është e qytetarëve dhe opozitarëve, por e disa interesave më të vogla. Vetëm pak ditë më parë u dha edhe sinjali nga Departamenti Amerikan i Shtetit që nuk do të ketë heqje të ‘non-gratave’ në Ballkan, përfshirë edhe zotin Berisha. Mendoj se edhe ardhja e zyrtarëve të FBI-së dhe DEA-s amerikane në Shqipëri do të trondisë dhe po trondit realitetin politik në vend. Kështu që Partia Demokratike është e fokusuar më shumë tek hallet e veta sesa tek hallet e shqiptarëve”, deklaroi Ndreu në “A2 CNN”.

Sipas saj, këto zhvillime tregojnë se opozita po humbet terren dhe besueshmëri, ndërsa skena politike shqiptare po hyn në një fazë të re ndikimesh dhe presionesh që pritet të sjellin ndryshime të forta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.