Fifi mes lotëve: Mua mund të më mallkojnë, djalin mos ma prekni
Këngëtarja Fifi ka reaguar ashpër ndaj valës së komenteve negative dhe fyese që ka marrë në rrjetet sociale pas publikimit të këngës së saj në festival. E ftuar në podcastin e Dalina Buzit, ajo tregoi se sulmet nuk janë ndalur vetëm tek ajo si artiste, por kanë prekur edhe djalin e saj, një fakt që e ka tronditur thellë.
Sipas Fifit, gjithçka ka nisur që nga dita kur kënga e festivalit është publikuar. Deri në atë moment, ajo thekson se nuk kishte marrë asnjë koment që lidhej me fëmijën e saj.
“Që nga dita kur ka dalë kënga e festivalit, më kanë ardhur komente duke mallkuar djalin tim,” u shpreh këngëtarja.
Artistja tregon se brenda vetëm një jave ka marrë rreth 300 komente, nga të cilat rreth 200 kanë qenë mallkime të drejtpërdrejta ndaj djalit të saj, duke ngritur dyshime se kemi të bëjmë me një sulm të organizuar.
“Deri para dy javësh nuk kam marrë asnjë koment për djalin. Brenda një jave kam marrë rreth 300 komente, 200 prej tyre mallkime për djalin tim. Kjo mund të jetë edhe një sulm i organizuar. Për mua le të vazhdojnë, por çfarë u ka bërë djali im?” tha Fifi.
Në fund, ajo përcolli një mesazh të fortë, duke theksuar se është e gatshme të përballojë çdo kritikë personale, por jo sulmet ndaj fëmijës së saj.
“Mua le të më mallkojnë, por djalin mos ma prekin. Ai nuk ka asnjë lidhje me këtë,” përfundoi këngëtarja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



