Skandali erotik +18, Fifi dhe Rozana: Do marrim masa
Një valë pretendimesh të përhapura në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit ka përfshirë edhe emra të njohur të showbiz-it shqiptar, të cilët janë detyruar të reagojnë publikisht për të mohuar lidhjen e tyre me disa video intime që po qarkullojnë online.
Mes personazheve publike, emrat e të cilave janë përmendur në këto aludime, janë këngëtaret Aurela Gaçe, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, dhe Rozana Radi. Të trija kanë reaguar publikisht, duke mohuar kategorikisht të jenë pjesë e videove dhe duke paralajmëruar masa ligjore ndaj përhapjes së pretendimeve që, sipas tyre, dëmtojnë emrin dhe imazhin e tyre.
Aurela Gaçe ka reaguar përmes një deklarate të gjatë, duke mohuar çdo lidhje me materialet për të cilat është përmendur emri i saj.
Këngëtarja shprehet se emri i saj është përfshirë në lajme dhe pretendime të pabazuara, të cilat cenojnë drejtpërdrejt dinjitetin dhe imazhin e saj publik. Gaçe thekson se nuk është pjesë e asnjë prej videove për të cilat po aludohet dhe se bashkëpunimet e saj profesionale me persona të industrisë muzikore nuk mund të përdoren si bazë për të sajuar histori mbi jetën e saj private.
Përballë përhapjes së këtyre pretendimeve, artistja ka bërë të ditur se nuk do të qëndrojë në heshtje dhe se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj çdo publikimi apo pretendimi që, sipas saj, cenon emrin dhe dinjitetin e saj.
“Përshëndetje! Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht.
Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme.
Dua të jem e qartë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë.
Jam bijë, nënë dhe bashkëshorte. Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik. Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd ta përdorë.
Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve. Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë.
Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të pavërteta dhe do të ndjek rrugën ligjore ndaj çdo personi apo platforme që përhap këto pretendime”, ka deklaruar Aurela Gaçe.
Edhe Fifi ka reaguar publikisht ndaj aludimeve që kanë qarkulluar në rrjet, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje me videot intime.
Këngëtarja ka theksuar se emri i saj është përdorur në mënyrë të padrejtë dhe se nuk ka asnjë lidhje me materialet për të cilat është përmendur. Ajo ka paralajmëruar gjithashtu se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj personave që përhapin ose publikojnë pretendime të tilla.
“Dua ta bëj të qartë se nuk kam asnjë lidhje me videot për të cilat po përmendet emri im. Çdo aludim i tillë është i pavërtetë dhe përbën një cenim të rëndë të privatësisë dhe imazhit tim.
Nuk do të lejoj që emri im të përdoret për të krijuar lajme të rreme apo për të nxitur vëmendje nnë rrjetet sociale. Përhapja e këtyre materialeve dhe pretendimeve është e papranueshme.
Për çdo person që ka shpërndarë ose do të vijojë të shpërndajë këto aludime, do të ndjek të gjitha rrugët ligjore. Askush nuk ka të drejtë të cenojë dinjitetin dhe privatësinë time”, është shprehur Fifi.
Në të njëjtën linjë ka reaguar edhe Rozana Radi, e cila ka mohuar përfshirjen në videot intime që po qarkullojnë online.
Radi ka deklaruar se emri i saj është përmendur pa të drejtë dhe se nuk ka asnjë lidhje me materialet e bëra publike apo me pretendimet që po qarkullojnë në rrjet. Ajo ka kërkuar që publiku të mos u japë hapësirë lajmeve të pavërteta dhe ka bërë të ditur se do të ndërmarrë hapa ligjorë.
“Dua të sqaroj se nuk jam pjesë e asnjë videoje intime dhe nuk kam asnjë lidhje me materialet për të cilat është përmendur emri im. Këto janë pretendime të pavërteta, të cilat cenojnë rëndë privatësinë dhe dinjitetin tim.
Është e papranueshme që emri i një personi të përdoret për të krijuar histori dhe për të shpërndarë materiale që nuk kanë lidhje me të vërtetën. I bëj thirrje të gjithëve të mos besojnë dhe të mos përhapin informacione të pakonfirmuara.
Përhapja e këtyre aludimeve do të ndiqet në rrugë ligjore. Do të mbroj emrin, imazhin dhe privatësinë time ndaj çdo personi që përpiqet të më dëmtojë”, ka deklaruar Rozana Radi.
Të trija këngëtaret kanë bërë të qartë se nuk kanë lidhje me videot intime për të cilat janë përmendur dhe se do të përdorin rrugët ligjore për të mbrojtur privatësinë, dinjitetin dhe imazhin e tyre publik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



