E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Financial Times”, shkrim për  çeljen  e negociatave  për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Politikë

“Financial Times”, shkrim për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ndërkohë që na ndajnë vetëm 24 orë nga marrja e vendimit nëse Shqipëria do të aderojë në familjen e madhe evropiane gazeta prestigjoze “Financial Times” i ka kushtuar një hapësirë mediatike çeljes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Prestigjiozja Fiancial Times i ka kushtuar një vëmendje të madhe asaj se çfarë është duke ndodhur në Luksemburg dhe asaj çfarë pritet të ndodhë në Bruksel lidhur me fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në një artikull të saj evidentohet skepticizmi i Francës dhe i disa vendeve të tjera si Holanda apo Danimarka.

 

 

Në një prononcim për Financial Times, Ministri në Detyrë per Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është shprehur se bllokimi i negociatave do të sillte një ulje të rolit të BE-së në rajon.

Sipas Cakaj një ndërlikim i mëtejshëm i situatës do të sillte “ndarje” mes vendeve të cilat kundërshtojnë ndarjen e çështjeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të tjerë që mendojnë se Tirana duhet të paguajë çmimin për avancimin e rastit të Maqedonisë – një këndvështrim që gjen mbështetjen edhe të diplomatëve – thuhet në shkrim.

“Franca e cila ka qënë skeptike rreth zgjerimit të BE, thekson se procesi i anëtarësimit duhet të rishikohet para se të shqyrtohet pranimi i vendeve të tjera, pasiguri kjo që ministri Cakaj e quan “dileme false”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.