E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fjalët i merr era, vota lë gjurmë
Lajme

Fjalët i merr era, vota lë gjurmë

Ishin pro komuniteteve që përfaqësonin; me të drejtë folën pro dencentralizimit të pushtetit vendor; ngritën zërin kundështuan por, kur u kërcënuam se mund të humbnin vendin në grupin parlamentar,  guximi politik i deputetëve socialistë u vu në provë.

Nëse një deputet ndryshon votën pas kërcënimit për përjashtim, pyetja nuk është më vetëm nëse reforma territoriale  është e drejtë.

Pyetja është nëse deputeti përfaqëson qytetarët që e votojnë, apo kryetarin që mund ti përjashtojë?

Përgjigjen e dha vota pro e deputetëve që në fjalimet e tyre ishin kundër reformës.

Demokracia ka vdekur, por socialistët nuk paguajnë më as qiranë e morgut . Ata i bënë asaj dje funeralin. Pasi demokracia  nuk matet vetëm me votat në Parlament, por edhe me lirinë për të votuar kundër vullnetit të kryetarit.

Mbrojtja e interesave të votuesve nga deputetët  socialistë vetëm me intervista e fjalime , por jo me votë është ujë i ngrohtë i hedhur nga jahti i pushtetit në oqeanin e akullt. Bën pak zhurmë, krijon një iluzion ngrohtësie, por jo vetëm nuk e ndryshon dot realitetin, por e përforcon status quo-në.

Të pranosh të jesh zëri i ndryshimit me fjalë dhe mbështetësi i status quo-së me votë, tregon se je zhveshur përfundimisht  nga guximi politik.

Fjalët i merr era, vota le gjurmë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.