E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet Berisha në 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike
Lajme

Flet Berisha në 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike

Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin e organizuar me rastin e 33-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike kujtoi kohën e formimit të Partisë Demokratike dhe të ndryshimit të sistemit.

Ai tha se nuk e dinin se cili ishte projekti që donin por kishin frymëzim dhe ide.

Ish-kryeministri tregoi se dilnin në shesh si njerëz që nuk kishin jetuar një ditë në liri.

Berisha e krahasoi barrën e drejtuesve aktual të PD-së me atë që kanë pasur demokratët në themelimin e kësaj partie.

“Drejtuesit aktual të PD-së kanë një barrë po aq të vështirë sa drejtuesit e saj të themelimit. Do ju them këtu të vërtetën, kur ajo u themelua përveç shqiptarëve që kishin vuajtur dhe që prisnin të shihnin ndryshimet e ndodhura në vendet e tjera pakkush mund të mendonte se këta do të përmbysnin diktaturën kundër së cilës u ngritën. PD ja doli të faktohet të dëshmohet si parti e misioneve të pamundura. Ajo rrëzoi dhe arkivoi pushtetin 46-vjeçar të Partisë së Punës. Atë ditë që u mblodhëm në shësh përveç frymëzimit dhe idealeve ne nuk kishim projektin e plotë të asaj që dëshironim, sepse ne dilnim si njerëz që nuk kishim jetuar një ditë në liri. Unë dilja jashtë shteti, qëndroja atje I skllavëruar dhe kthehesha dhe këtu I skllavëruar njëlloj. Por ja dolëm të ndërtojmë rendin që shqiptarët nuk e kishin njohur ndonjëherë në histori

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.