Foto/ 500 metra nga tuneli i Kalimashit po ngrihet trau ku do paguhet taksa 5 euro
Se shpejti te gjithe automjetet qe do te kalojne ne superstraden Milot-Morinë do te paguajne nje takse prej 5 euro. Punimet per ndertimin e vendit ku te gjitha automjetet do te paguajne , sapo kane nisur dhe pritet te perfundojne brenda 2 muajve.
Në garë për të fituar të drejtën e këtij koncesioni ishin tre kompani, ku pasi kanë paraqitur ofertat dhe pas janë shqyrtuar, ministria ka shpallur dhe fituesin.
Bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Catalyst Viva Das General Constructing LLC”, “Salillari” LTD, “Violap Ateve”, “Bee Tech” dhe “Kastrati” SHA.
Bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”, “PT Citra Marga Nusaphala Persada TDK” “Mehmet Ai Unal Insaat Taahhlil Madencilik San. Ve Tic. A.S” “Savronik Sistem Tah.San.Tic A.S”, “Vendeka Europian Investment B.V”.
Oferta e paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” ka paraqitur ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 5,600,000 Euro, investim fillestar të propozuar në shumën 50,622,174 Euro dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 320,604,079 Euro”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



