E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ 61-vjeçari Leonard Qesari që u gjet i vdekur në trotuar, ish-futbollisti
Lajme

FOTO/ 61-vjeçari Leonard Qesari që u gjet i vdekur në trotuar, ish-futbollisti


Ka qene ish-futbollist i Butrinit, 61 vjecari qe u gjet i vdekur sot ne trotuar. Trupi i pajete eshte pare ne lagjen numër 4 të qytetit të Sarandës rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm

Leonard Qesari, 61 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Sarandë ka qene ish-futbollist. Ai ne vitet 1970 – 1985 ka luajtur me Butrintin.

Informacioni paraprak

Më datë 15.01.2018, rreth orës 05:25, në lagjen ”Nr.4”, mbi trotuar është gjetur i pajetë dhe me dëmtime në kokë e pjesë të trupit, shtetasi Leonard Qesari, 61 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Sarandë.

Nga verifikimi paraprak dhe kqyrja që u është bërë kamerave ka rezultuar se shtetasi ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë në hyrjen e pallatit ku banon dhe pasi ka rënë është munduar të ngrihet e të ecë ku më pas ka ndëruar jetë mbi trotuar.

Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se shtetasi ka qënë nën efektin e pijeve alkoolike.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.