E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Detaje nga plagosja e 36-vjeçarit në Durrës, u qëllua me breshëri ndaj pikës së shitjes së pjesëve të këmbimit
Lajme

FOTO/ Detaje nga plagosja e 36-vjeçarit në Durrës, u qëllua me breshëri ndaj pikës së shitjes së pjesëve të këmbimit

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Durrës, ku një 36-vjeçar i identifikuar si Arbër Hoxha u plagos me armë zjarri nga 30-vjeçari Anidor Dedja

Sipas policisë, shkak është bërë një konflikt i çastit mes dy personave.

Siç shihet nga pamjet, xhami i përparmë i biznesit pikë shitjeje pjesësh këmbimi, është bërë shoshë nga breshëria e plumbave

durres te shtena

Gjithashtu plumbat kanë kapur dhe një autobus që ndodhej aty pranë.

d

Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.