E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Koronavirusi po përhapet me shpejtësi, konfirmohen 10 mijë raste në 25 shtete
Publik News

FOTO/ Koronavirusi po përhapet me shpejtësi, konfirmohen 10 mijë raste në 25 shtete

Sipas raportimeve të fundit, ka arritur në 10 mijë të prekur bilanci nga koronavirusi i shfaqur fillimisht në Kinë në mes janarit të këtij viti dhe më pas i përhapur në të gjithë botën, në plot 25 shtete.

Ka arritur në 213 viktima nga ky virus dhe të gjitha janë brenda territorit kinez, por janë 10 mijë raste të konfirmuara dhe qindra të dyshuar.

Koronavirusi i ri transmetohet nëpërmjet ajrit në situata të frymëmarrjes, teshtitjes dhe kollitjes dhe shenjat e para të tij shfaqin temperaturë të lartë, dhimbje të fytit, kollë, pamjaftueshmëri dhe vështirësi në frymëmarrje si dhe diarre.

Në fazat e përparuara virusi shkakton pneumoni dhe pamjaftueshmëri të veshkave dhe në përfundim mund të rezultojë me vdekje.

Në Evropë ka 6 raste të konfirmuara në Francë, 5 në Gjermani, 2 në Itali, 2 në Britaninë e Madhe si dhe 1 në Finlandë.

Ndërkohë Kina mban rekordin e koronavirusit me 9782 të prekur ndjekur nga Tailanda me 19 të tillë, Japonia me 17 dhe Singapori me 16.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.