E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO: Kush është Josif Kavaja, 45 vjeçari që qëlloi me armë Policinë dhe terrorizoi fshatin
Publik News

FOTO: Kush është Josif Kavaja, 45 vjeçari që qëlloi me armë Policinë dhe terrorizoi fshatin

Personi që shikoni në foton e mësipërme është Josif Kavaja, 45 vjeçari që terrorizoi fshatin Seltë në Elbasan dhe për 12 orë “iu bëri zbor” specialëve të RENEAS.

Sipas burimeve, 45 vjeçari është me probleme mendore, ndërsa aktualisht ëhstë dërguar për ndihmë mjekësore në spital pasi u plagos gjatë operacionit nga Forcat Speciale.

“Grupi negociator i Reneas i ka bërë thirrje për disa orë rresht  shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por  ky shtetas nuk i është bindur thirrjeve të Policisë.

Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë  shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e Policisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.