FOTO/ Shpëtojnë dhe ngrohin qenin e ngecur në akull, por u del ujk
Punëtorët zemërmirë estonezë vrapuan me të shpëtonin një qen fatkeq që kishte rënë në një lumë të ngrië të mërkurën, të pavetëdijshëm se ata kishin futur një ujk të egër në makinën e tyre.
Burrat po punonin në digën Sindi në lumin Parnu kur ata pikasën kafshën që kishte ngecur në ujin e akullt.
Pasi e çanë një copë rrugë nëpër akull, ata e ngritën në krahë “qenin’ e ngrirë dhe e çuanh në klinikë për ta shëruar.
Vetëm aty u zbulua se në fakt kishin mbajtur në krahë nëj ujk!
Unioni Estonez për Mbrojtjen e Kafshëve (EUPA) tha se ujku kishte tension të ulët gjaku kur e sollën në zyrën e veterinerit, ç’ka mund të shpjegojë sjelljen e tij të butë e të bindur në kohën kur burrat e futën në makinën e tyre për ta ngrohur.
Duke folur për gazetën estonee Postimees, një nga burrat, Rando Kartsepp, tha: “ Na u deshë ta mbanim disi pjerrët, se ai peshonte disi. Ishte i qetë dhe fjeti në këmbët e mia. Kur unë desha ta prekja, ai ngriti kokën për një moment,” tha ai.
Veterinerët patën disa dyshime mbi natyrën e vertetë të qenit të madh, por qe një gjuetar i zonës, që i njihte mirë ujërit aty përrteh, që përfundimisht u konfirmoi se çfarë ishte ai: Ishte një ujk mashkull i ri, rreth 1 vjeç!
Të armatosur me këtë informacion të ri, punonjësit e klinikët vendosën që ta fusin ujkun në një kafaz gjatë kurimit, se mund të bëhej më pak i dëgjueshëm sapo të merrte veten.
EUPA tha se pagoi për kurimin e asaj kafshëve dhe se ‘fatmirësisht, gjithçka shkoi mirë”.
Ujku u rimëkëmb pas rrezikut për vdekje që iu kanos një ditë ëm parë dhe pasi i vunë dhe një rrip GPS nga kërkuesit e agjensisë së mjedisit, u lëshua në botën e tij të egër.
Estonia është atdheu i qindra ujqërve. Ujku është përzgjedhur si kafsha kombëtare e Estonisë vitin e kaluar nga një grup organizatash të natyrës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



