E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Sulm terrorist në Angli, 3 të plagosur, kapet agresori
Bota

FOTO/ Sulm terrorist në Angli, 3 të plagosur, kapet agresori

Dy kalimtarë dhe një polic janë goditur me thikë prej një burri në stacionin Victoria të Manchester, në Britaninë e Madhe.

Pas sulmit, agresori është arrestuar menjëherë nga agjentë të rendit, të cilët shkuan menjëherë në vendngjarje pas alarmit të dhënë nga të tjerë kalimtarë.

Në spital janë transportuar tre të plagosur dhe për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Agresori është sulur ndaj kalimtarëve duke thirrur ‘Allah’.

Autoritetet po hetojnë për sulmin.

Sipas disa dëshmitarëve, burri ka thirrur fraza të tipit:

Image

‘Nëse sulmoni vende të tjera duhet të prisni këtë në shtëpitë tuaja’.

Arma e përdorur ishte një thikë kuzhine e gjatë 25 centimetra.

Image

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.