E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Temperatura të acarta,jo më shi dhe borë
Lajme

FOTO/ Temperatura të acarta,jo më shi dhe borë

o

 Ikën shiu dhe dëbora, vijnë temperaturat e acarta. Parashikimi për sot e nesër

Moti duket se do të jetë i thatë, pa reshje edhe gjatë ditës së nesërme, por temperaturat do të jenë shumë të ulëta.

Kështu thuhet në buletinin ditor të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimit të Rreziqeve Natyrore.

Parashikimi i motit

Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Nesër (e enjte, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 °C / 12 °C

në vendet e ulëta: 1 °C / 11 °C

në vendet malore:  -3 °C / 9 °C.

Era

Sot pasdite do të fryjë e lehtë, ndërsa nesër do të forcohet deri në mesatare gjatë pjesës së dytë të ditës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.