E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/  Tirana festoi pa energji elektrike, OST justifikohet: Na detmtuan qëllimisht
Lajme

FOTO/ Tirana festoi pa energji elektrike, OST justifikohet: Na detmtuan qëllimisht

Zona të tëra nuk kanë pasur energji mbrëmjen e ndërrimit të viteve, e madje edhe brenda qytetit të Tiranës.

Një defekt në linjën 110-12/2 Tirana 220, shkaktoi avari në nënstacionin Traktora, duke lënë pa energji disa zona në kryeqytet. Për të riparuar defektin, gjithashtu do të duhet të ndërpritet energjia në nën stacionin Kinostudio.

Pas këtij lajmi ka reaguar vetë OST, e cila deklaron se avaria në rrjetin 110 kilovolt ka ndodhur jo si pasojë e një defekti, por qëllimisht. Po sipas njoftimi, OST shprehet se policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun dhe për të hedhur dritë nëse akti ka qenë i qëllimshëm apo jo.

“Demtimi i linjes 110 kV te OST ne Babrru, ka ardhur si pasoje i shkeputjes se percjellesit nga goditja, pra jo per arsyeje teknike, por e demtuar, per te cilen aktualisht policia eshte duke hetuar, nese ka qene akt i qellimshem apo jo. Kjo solli mungese te energjise elektrike ne disa zona te Tiranes, kryesisht prane Ish Kinostudios, Fresku, Allias, Ali Demi, Sauku, Tufine, etj. Aktualisht gjendja paraqitet e normalizuar dhe pa energji elektrike kane mbetur nje pjese e Freskut dhe Sauku deri ne riparimin e defektit nga OST.” – thuhet në njoftimin e OST-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.