E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOJA e çiftit që transportonin dr*gë nga Sukthi në Tiranë
Lajme

FOTOJA e çiftit që transportonin dr*gë nga Sukthi në Tiranë

Publikohet fotoja e çiftit që transportonin lëndën narkotike nga Sukthi në Tiranë.

Xhoi Zina dhe Anxhelina Koçi, të fejuar, dyshohet se me një automjet tip “Toyota Yaris” kanë marrë një sasi droge nga Sukthi dhe e kanë transportuar në Tiranë.

Ata e kanë fshehur në një magazinë pranë Tufinës, e cila është në pronësi të Redion Kuqit, i cili është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Erdi Gjiriti kishte rolin e rojës së magazinës, për të mos u vjedhur malli. Ai gjithashtu shoqëronte çiftin e të fejuarve kur transportonin drogën nga Sukthi në Tiranë.

Ardit Çitaku, në momentin e operacionit të Komisariatit nr. 4, ka qenë i pranishëm në magazinë, ku i janë sekuestruar disa doza kokaine.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.