FOTOLAJM/ Ndërhyrja e Policisë me gaz dhe ujë! Momenti kur deputetët e PD dalin nga selia me sy të skuqur
Përkrahësit e Sali Berishës pas disa orësh protestë kanë arritur që të shkallmojnë dyer metalike të vendosura në selinë e Partisë Demokratike.
Edhe pse dyer ishin barrikaduar, militantët e ish-kryeministrit kanë përdorur mjetë nga më të ndryshmet, nga varretë, matrapik, trapanë e vegla të tjera.
PD kërkoi ndihmën e Policisë së Shtetit pasi po i rrezikohej jeta drejtuesve të lartë të saj, ndërkohë që forcat e rendit kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën me gaz dhe autobotet e ujit.
LSA ka fiksuar momentet kur deputetët e PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferraj dalin nga selia blu me sy të skuqur.
Ndërkohë që nga ana tjetër, shumë prej militantëve janë konfrontuar me forcat e rendit! Disa prej tyre janë transportuar me ambulancë pasi kanë humbur ndjenjat.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



