E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOLAJM/Palma rrëzohet mbi automjet  në bulevardin Vlorë-Skelë
Lajme

FOTOLAJM/Palma rrëzohet mbi automjet në bulevardin Vlorë-Skelë

Një automjet është dëmtuar si pasojë e rrëzimit të një tjetër palme në bulevardin Vlorë-Skelë.

Sëmundja që ka prekur prej kohësh palmat në bulevardin kryesor të qytetit ka bërë që shumë prej tyre të kalben nga brenda e të rrëzohen në tokë.

Bashkia prej kohësh ka lajmëruar zëvendësimin e tyre me pemë të tjera, por deri më tani asnjë masë nuk është marrë.

Në momentin e rrëzimit të palmës disa kalimtarë kanë qenë duke kaluar në atë zonë e kanë rrezikuar seriozisht të zihen poshtë nga pema e madhe.

Dëmtimit nuk i ka shpëtuar mjeti me targë AA 865 LU.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.