E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT/ E vuri Berisha dhe Basha, hiqet “Shqiponja” në Tiranë, simboli i 100 vjetorit të Pavarësisë
Publik News

FOTOT/ E vuri Berisha dhe Basha, hiqet “Shqiponja” në Tiranë, simboli i 100 vjetorit të Pavarësisë

Paraditja e sotme e ka gjetur Tiranen pa “Shqiponjen”, simbolin e 100 vjetorit te Pavaresise.

Pjesë e projektit që preket nga ndërtimi i Unazës së Madhe është edhe ‘Shqiponja’ vepër e artistit Albi Cifligu, me kontributin financiar të familjes tetovare “Destani”, e vendosur në sheshin e pagëzuar me të njëjtin emër në hyrje të kryeqytetit, raporton BW. l‘Shqiponja’, vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra), u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni të organizuar asokohe nga kryeministri Berisha e kreu i Bashkisë Lulzim Basha, në nëntor 2012.

 

Në fotot e siguruara nga “BalkanWeb’ duket se sheshit tashmë i ka mbetur vetëm emri, pasi “Shqiponja” simbol i tij, sot është hequr, për t’i hapur rrugë projektit për ndërtimin e ‘Unazës së Re’.

hiqet-shqiponjahiqet-shqiponja-1hiqet-shqiponja-3

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.