E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Franca me qëndrim ndryshe nga aleatët perëndimorë për Izraelin
Lajme

Franca me qëndrim ndryshe nga aleatët perëndimorë për Izraelin

Presidenti i SHBA Joe Biden kritikoi përpjekjet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të kërkuar urdhër-arreste me akuza për krime lufte për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e tij të mbrojtjes dhe tre liderë të Hamasit.

Franca u shkëput nga aleatët e saj perëndimorë, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Italinë, për të shprehur mbështetjen për Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC).

Gjykata Penale Ndërkombëtare njoftoi vendimin e saj për të kërkuar urdhër-arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e tij të mbrojtjes dhe udhëheqësit e Hamasit, raporton CNN. 

Paris tha gjithashtu se ka paralajmëruar “për shumë muaj” nevojën për respektim të rreptë me ligjet ndërkombëtare humanitare dhe “në veçanti për nivelin e papranueshëm të viktimave civile në Rripin e Gazës dhe mungesën e aksesit humanitar”.

Franca ka qenë një nga vendet e pakta perëndimore të gatshme për të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit, duke përfshirë kritikimin e vendimit të SHBA për të vënë veton në rezolutat e armëpushimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që herët dhe duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Më shumë se 900,000 njerëz, rreth 40% e popullsisë së Gazës, janë zhvendosur në dy javët e fundit ndërsa bombardimet izraelite vazhdojnë në pjesën më të madhe të enklavës, njoftoi OKB

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.