E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Franca mposht Anglinë dhe kalon në gjysëmfinale
Publik News

Franca mposht Anglinë dhe kalon në gjysëmfinale

Anglia dhe Franca luajtën  sonte për biletën e fundit për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në një sfidë shumë të ndezur e cila padyshim që na  dhuroi emocione të mëdha.

 Franca  do të përballet me Marokun me datë 14 dhjetor.

Franca është gjysmëfinalistja e fundit e Botërorit të Katarit, pasi mundi 1-2 Anglinë.

Mesfushori i Realit, Tchouameni do kalonte francezët në avantazh pas 15 minutash lojë. Një goditje nga distanca e tij do përfundonte në rrjetë, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Pickford.

Po Tchouameni do rrëmbente skenën sërish, por këtë herë protagonist negativ. Ai do shkaktonte penallti në minutën e 54-t, për t’i dhënë një shans të artë kundërshtarit. Nga pika e bardhë një ekspert si Harry Kane nuk mund të gabonte, Lloris u mposht.

Sa në njërën portë në tjetrën, loja bëhet shumë e bukur më pas, me mundësi nga të dyja skuadrat.

Olivier Giroud do flirtonte me golin në minutat e fundit, por Pickford i tha jo, me një super-pritje. Pak më vonë, po Giroud do “tundtte rrjetën”, duke çuar në këmbë stadiumin.

“3 luanët” do fitonin sërish 11-metërsh, Harry Kane e bëri baltë këtë herë, topi përfundoi në tribuna. Kështu, Franca e Didier Deschamps mbërrin në gjysmëfinale, ku do përballet me Marokun.

Tashmë është bërë e famshme shprehja e anglezëve: “It’s Coming Home”, ose shqip: “Po vjen në shtëpi”, por tashmë si duket pa trofe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.