Franca, një “ëndërr e ndaluar”
Ëndrra për të shkuar si emigrant në Francë po bëhet gjithmonë e më vështirë për shqiptarët.
Sipas asaj që raporton prestigjiozja franceze, “Le Monde”, vetëm gjatë vitit 2017 më shumë se 1500 shqiptarë pranuan të kthehen në vendin e tyre , duke përfituar nga propozimi i Francës për të t’u kthyer secili me nga 300 euro në xhep.
Vetëm, më 29 nëntor u kthyen në Shqipëri vullnetarisht 128 shqiptarë. (Në foto një familje në pritje të kthimit në Shqipëri)
Para pak ditësh në Francë ishte ministri i Brendshëm shqiptar, Fatmir Xhafaj, i cili u prit nga homologu i tij, Zherar Kolomb, me këtë të fundit që pritet të vizitojë Tiranën, më 14 dhe 15 dhjetor, pikërisht në lidhje me azilkërkuesit shqiptarë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



