E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Franca përmend edhe dy kushte: Gjyqësori dhe Parlamenti duhet…
Bota

Franca përmend edhe dy kushte: Gjyqësori dhe Parlamenti duhet…

Franca mendon se në Shqipëri duhet të bëhet më shumë në lidhje me funksionimin e Parlamentit dhe gjyqësorit, në mënyrë që të plotësohen kriteret për hapjen e bisedimeve të bisedimeve.

Kështu u shpreh ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, ndërsa foli në Forumin e Sigurisë që mbahet në Serbi.

Kështu pas Presidentit Emmanuel Macron që përmendi çështjen e azilkërkuesve nga Shqipëria si një shqetësim kryesor për vendin e tij, pasi shqiptarët renditen të dytët në numrin e kërkesave për azil, diplomati francez tha se vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vetë BE duhet të reformohen.

“Ne mendojmë se negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë më graduale, por më konkrete, që do të thotë se këto shtete mund të përfshihen në disa nga politikat e BE edhe përpara anëtarësimit të plotë.

Në Këshillin Europian disa vende janë për hapjen e negociatave, si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë, disa janë për hapjen e negociatave vetëm për njëri vend ndërsa disa të tjerë kundër ndarjes së dy shteteve. Na duhet më shumë kohë për të arritur një marrëveshje për këtë çështje”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.