E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Francë-Spanjë-Itali, dy shqiptarë krerë të grupit të drogës
Lajme

Francë-Spanjë-Itali, dy shqiptarë krerë të grupit të drogës

Rreth 200 karabinierë, të cilët përdorën qentë antidrogë dhe helikopterët u angazhuan në një operacion të gjerë kundër një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, me ekzekutimin e 18 masave paraprake.

Operacioni u organizuar në provincat e Bolonjës, Rimini, Ferrara, por edhe në Barcelona të Spanjës dhe në Vlorë të Shqipërisë, shkruajnë mediast lokale italiane.

Hetimet e zhvilluara nga hetuesit e Bolonjës nxorën në dritë funksionimin e një grupi kriminal me rrënjë të thella, të përbërë nga italianë, shqiptarë dhe nga Afrika e Veriut, të cilët shërbenin për transportin e drogës. Hetimi nga Karabinierët e Borgo Panigale filluan në vitin 2017.

Tre italianë dhe dy shqiptarë konsideroheshin liderët e grupit, ndërsa u zbulua edhe baza logjistike.

Le sedi logistiche

“Një hetim i kushtueshëm dhe i shtrenjtë, ne nuk deshëm të ndalemi në episodet individuale të konfiskimeve të drogës”, tha prokurori Giuseppe Amato para gazetarëve, duke shtuar se mënyra e organizimit të grupit u zbulua plotësisht.

“Pra, nuk është një organizatë ‘rudimentare’, por njerëzit ishin në gjendje të blejnë ose të marrin me qira makina dhe telefona, duke përdorur identitete të rreme si dhe për të marrë dokumente false”.

Importi i drogës dhe dhuna

Anëtarët e organizatës operuan në territorin e Bolonjës, ku blerjet u kryen në Francë dhe Spanjë, bazat e furnizimit të drogës. Në fakt, disa herë ata shkuan në portet e Malaga, Valencia, Barcelona dhe Nice për të marrë furnizime dhe më pas të krijonin një rrjet të vërtetë shpërndarjeje në zonë.

droga opoerazione carabinieri ottobre 2019 (1)

Pas blerjes së drogës, bashkëpunëtorët e tjerë kryen transportin që ndahej në të paktën tre vëzhgime automobilistike, të cilat ndaheshin rreth 5 minuta nga njëra-tjetra.

Bazat logjistike

Pikat themelore ishin të gjitha në Bolonjë, por përgjithësisht grupi takohej në një restorant-piceri në Castel Maggiore, ku ruhej një pjesë e drogës, dhe ku ndodhën gjithashtu rrahje të dhunshme dhe frikësime ndaj debitorëve.

Në disa zona të kuzhinës dhe dhomën e personelit, kishin krijuar hapësira për të fshehur lëndën narkotike. Ata gjithashtu përdorën emra kodesh që i referoheshin gjithmonë restorantit, të tilla si “mielli” dhe “buka” për të treguar kokainën, çokollatën dhe peshkun për të treguar hashashin dhe marihuanën, ëmbëlsirat ose pica për të treguar sasi më të rëndësishme.

droga opoerazione carabinieri ottobre 2019 (4)

Në një rast, një nga tregtarët e drogës i cili nuk arriti të paguajë drogën që bleu, sepse ai ishte arrestuar nga Karabinierët, u kap për disa orë dhe u rrah me një shkop bejsbolli në një parking në Castel Maggiore, duke raportuar lëndime të rënda, ku iu deshën 40 ditë për t’u shëruar.

Në një rrethanë tjetër, njëri nga debitorët u mor nga grupi shqiptar dhe u dërgua në një bazë në San Ruffillo, ku u rrah sepse nuk kishte paguar ende një borxh për rreth 50 kg marijuanë. Në restorant, në raste të shumta, pistoletat janë përdorur për të trembur blerësit.

Droga e blerë jashtë vendit u depozitua në Bolonjë në një garazh me qira, me kontrata të rregullta, të vendosura gjithnjë në afërsi të vendbanimeve të eksponentëve kryesorë, të cilët në këtë mënyrë i mbanin gjithmonë drogat nën kontroll, ose në afërsi të kampit nomad në Via Erbosa. Droga e blerë përfundoi në sheshet e tregut Bolognese, në Piazza Verdi, në Montagnola, në zonën e Pilastro, Corticella dhe Borgo Panigale.

Tregtia me pakicë në sheshet e Bolonjës u zhvillua kryesisht me takime telefonike, duke dërguar në vende që shpesh ishin të mbushura me njerëz për të ngjallur më pak dyshime, siç është Piazza Verdi.

Fitimet

Trafficanti2

Për 1 kg marijuana ata paguanin në Spanjë dhe Francë nga 6,000 në 10,000 euro, për tu shitur me pakicë në Itali për rreth 15-25 euro për gram. Blerja kokainës, nga ana tjetër, ishte 40,000-50,000 euro/ kg jashtë vendit, ndërsa në Bolonjë, edhe pas operacioneve të prerjes, ajo u shit në rreth 80-100 euro për gram “. Gjithsej, janë sekuestruar 130 kg drogë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.