E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Funerali politik i merituar i dy sharlatanëve!
Lajme

Funerali politik i merituar i dy sharlatanëve!

… dhe  bëj t’fala Sandrit!

Ka politikanë që hyjnë në histori për atë që ndërtojnë. Ka të tjerë që mbahen mend për atë që shkatërrojnë. Dhe ka një kategori të tretë, ku bën pjesë edhe sharlatani Edi Rama, që është më e rrezikshmja: ata që ndërtojnë një realitet paralel, një botë ku propaganda zë vendin e së vërtetës, ku imazhi vlen më shumë se rezultati dhe ku pushteti ushqehet nga perceptimi më shumë sesa nga performanca.
Gjithçka nisi vite më parë, me një mesazh të thjeshtë, thuajse të nëntokës, por që mbante brenda kodin e nënshtrimit të shtyllës së katërt të demokracisë. Ai e filloi blerjen e mediave dhe kapjen e hapësirës publike me një fjali që sot ka vlerën e një akt-akuze historike: “T’ fala Sandrit!” (Pronarit të TV Klan). Aty, në atë përshëndetje cinike, u vulos pakti i madh i tranzicionit shqiptar: asgjësimi i kritikës, shndërrimi i ekraneve në zyra të marrëdhënieve me publikun dhe blerja e qetësisë me paratë e oligarkisë nga buxheti i shtetit.

“T’ fala Sandrit!” nuk ishte thjesht një batutë; ishte certifikata e lindjes së një regjimi mediatik që do t’i shërbente autokracisë së re me atlete të bardha e benevrekë.

Simbioza me Sali Berishën: Dy anët e së njëjtës monedhë

Për katërmbëdhjetë vjet me radhë, ky sharlatanizëm politik nuk u ushqye vetëm nga ekranet e blera, por edhe nga armiku i tij i përsosur: Sali Berisha. Për një kohë të gjatë, Edi Rama e përdori Berishën si gogolin e domosdoshëm për të trembur shqiptarët. Çdo dështim, çdo vjedhje, çdo dritë që fikej në këtë vend, arsyetohej me thirrjen: “Po të mos jem unë, kthehet Saliu!”.

Nga ana tjetër, Sali Berisha, me të njëjtën gjuhë të vjetruar dhe të konsumuar, i shërbente të njëjtit skenar. Ishte një simbiozë perfekte ku të do palët kishin nevojë për njëra-tjetrën për të mbijetuar: Rama shiste iluzionin e “modernizmit progresist” duke shitur copa Shqipërie, ndërsa Berisha riciklonte të njëjtat beteja të humbura të shekullit të kaluar. Ata ishin dy anët e të njëjtës monedhë tranzicioni që bllokoi rrotacionin dhe shpirtin e ri të këtij vendi. Por sot, kur të dy po përballen me perëndimin e tyre, ky teatër i vjetër nuk pin më ujë.
Përdhunimi i Kapitalizmit: Shteti si Biznes dhe Biznesi si Mafie

Por sharlatanizmi i këtij regjimi nuk është thjesht estetik apo mediatik; ai është thellësisht ekonomik dhe strukturor. Me kartona parlamentarë dhe me firmë të tij ose të deleguar, “Babloku” ka shkelur me këmbë e me dorë çdo parim bazë të kapitalizmit funksional, duke e kthyer Shqipërinë në një feud personal të dhjetë oligarkëve patronazhistë.

Në çdo vend normal, ekonomia e tregut udhëhiqet nga rregulla të shenjta, të cilat këtu janë asgjësuar me vetëdije të plotë:
Qëllimi i shtetit është shërbimi, jo fitimi: Kapitalisti ka si synim fitimin, ndërsa shteti ka si mision shërbimin ndaj qytetarit. Kur shteti dominon tregun për interesa private ose kur privati kap shtetin për të zhvatur publikun, sistemi çekuilibrohet deri në destabilizim të plotë shoqëror.

Asgjësimi i konkurrencës së lirë: Kapitalizmi bazohet te gara e hapur. Në Shqipërinë e Ramës, konkurrenca është zëvendësuar me tendera të paracaktuar, monopole dhe oligopole të qepura me porosi në zyrat e qeverisë.

Shteti si sigurues i fitimeve private: Në kapitalizëm, fitimi dhe humbja janë motër e vëlla. Kush guxon në treg, merr përsipër edhe rrezikun. Por me skemat korruptive të PPP-ve dhe koncesioneve, Babloku ka shpikur një absurditet botëror: shteti subvencionon privatin për mungesën e fitimit të pritshëm! Riskun e paguan populli, fitimin e ndajnë ata.

Zhdukja e përgjegjësisë sociale: Përgjegjësia sociale është detyrim si për kapitalin, ashtu dhe sidomos mbi të gjitha për shtetin. Kur ky parim braktiset, shoqëria kthehet në xhungël ku i forti gllabëron të dobëtin.

Paratë e taksave si “mall i babait”: Askush nuk ka mandat të pakufizuar për t’u sjellë me paratë e taksapaguesve dhe me pronat publike si me mall të babait ose si me mall pa zot. Por pikërisht ky mandat i marrë me vota të blera është përdorur për të privatizuar bregdetin, trojet dhe pasuritë kombëtare.

Makineria e Iluzionit dhe “Revolucioni i Flamingove”

Kjo është historia e një epoke që po mbyllet. Për vite me radhë, Shqipëria jetoi nën hijen e një makinerie të stërmadhe komunikimi. Çdo gjë duhej të kalonte përmes filtrit të propagandës. Një rrugë nuk ishte thjesht rrugë, por “transformim historik”. Një ndërtesë nuk ishte thjesht ndërtesë, por “rilindje”. Një kritik nuk ishte thjesht kritik, por armik. Një qytetar i pakënaqur nuk ishte thjesht i zhgënjyer, por i keqinformuar.

Në qendër të kësaj skene qëndronte njeriu që dominoi politikën shqiptare. Jo vetëm si kryeministër, por si regjisor i përditshëm i narrativës publike. Çdo gjë sillej rreth figurës së tij. Çdo sukses personalizohej. Çdo dështim i varej në qafë dikujt tjetër – herë “Saliut”, herë opozitës, herë vetë popullit që “nuk kuptonte artin e tij qeverisës”.

Ishte një model pushteti që nuk mbështetej te institucioni, por te personazhi. Dhe për një kohë të gjatë funksionoi. Funksionoi sepse një pjesë e shoqërisë donte të besonte. Funksionoi sepse mediat—ato të “Sandrit”, Vjollcës, Artan Dulakut, Varikarlo Bolinos, Kol Kyç-it, dhe Faneve të mëdhenj e të vegjël—u shndërruan në altoparlantë të tij. Funksionoi sepse edhe jashtë vendit u ndërtua mediatikisht portreti i liderit modern batutaxhi, me atlete të bardha, që herë ulej në gjunjë e herë u rrëmbente duart ndërkombëtarëve për lëpirje.
Por asnjë iluzion nuk është i përjetshëm. Ajo që po quhet Revolucioni i Flamingove është pikërisht kjo: triumfi i pamjes mbi përmbajtjen. Flamingot janë të bukura. Të hijshme. Të dukshme nga larg. Tërheqëse për syrin. Por askush nuk ndërton një shtëpi mbi krahët e flamingove.

Edhe politika e spektaklit ka të njëjtin problem. Shkëlqen nga larg, por vështirë se mban peshë kur afrohet realiteti. Dhe realiteti erdhi.
Fundi i Shfaqjes

Erdhi në formën e lodhjes kolektive. Erdhi në formën e mijëra të rinjve që nuk panë të ardhmen e tyre këtu dhe ikën. Erdhi në formën e zhgënjimit të atyre që kishin besuar se një sistem i ri do të sillte standarde të reja, por gjetën thjesht një version më të lyer, më “estetik” të korrupsionit të vjetër të epokës berishiane.

Madje, 10 oligargë patronazhistë kanë ndarë Shqipërinë që nga trojet, uji, energjia, aeroporti, nafta, salçiçet, mielli, droga dhe portet, në sinkron të plotë me kryebandat në burg dhe në liri, duke filluar nga Veriu, Tirana, Kamza, Durrësi e Elbasani. Sot bandat zotërojnë para, asete dhe mbështetjen e Edi Ramës në thuajse çdo sektor të palo-ekonomisë shqiptare. Mafia e betonit është superampula që i siguroi vjedhjen e zgjedhjeve të fundit Edi Ramës.

Fundi po vjen në formën e pyetjes së thjeshtë që çdo pushtet i gjatë detyrohet t’i përgjigjet: nëse ke pasur kaq shumë kohë, pse nuk ka ende asgjë në këtë vend?

Propaganda po fillon të humbasë fuqinë e saj. Jo sepse njerëzit bëhen papritur më të zgjuar. Por sepse përvoja personale bëhet më e fortë se çdo slogan. Sepse qytetari fillon të krahasojë fjalët që dëgjon me jetën që jeton. Dhe kur hendeku mes tyre bëhet shumë i madh, edhe propaganda më e sofistikuar nis të tingëllojë si jehonë në një shpellë.

Kështu ka filluar funerali politik. Jo me skena dramatike. Përkundrazi. Fillon met shpartallimin e besimit që kishte indoktrinuar lideri suprem tek pensionistët fanatikë dhe administrata e skllavëruar për një rrogë.

Me atlete e benevrekë, lideri vazhdon të flasë për ishullin e Ivankës, deklaron me arrogancë se nuk e “rruan” as për 500 mijë protestues, por një gjë është fare e qartë: fiqiri i tij nuk po mban më!

Ky është fundi i kllounëve politikë që i pret të gjithë ata që ngatërrojnë marketingun me historinë.

Historia nuk kujton sa podcaste bëre për të mashtruar njerëzit. Nuk kujton sa postime publikove në rrjetet sociale. Nuk kujton sa herë e kontrollove narrativën e ditës dhe ua fute të gjithëve.

Historia pyet vetëm një gjë: çfarë mbeti pas teje, shoku sharlatan?

Dhe kur zhurma shuhet, kur ekranet fiken dhe kur propaganda humbet fuqinë e saj hipnotizuese, mbetet vetëm përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje.

Atëherë flamingot fluturojnë larg.

Atëherë ngjyrat zbehen.

Atëherë spektakli mbaron.

Dhe aty fillon gjykimi i vërtetë politik.

Sepse fundi i një sharlatani si Edi Rama, nuk është dita kur humbet zyrtarisht pushtetin. Fundi i tij është kjo ditë, kur njerëzit po pushojnë së besuari tek iluzioni që u shiti për dekada ai, dhe kur as “gogoli” Berishë nuk i shpëton dot më nga gjykimi i historisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.