Futbolli do luhet pa tifozë, do mbyllen dhe klubet e natës/ Gjermania rivendos masat e rrepta
Kufizime të reja kundër Covid në Gjermani. Nga 28 dhjetori, ndeshjet e futbollit do të luhen me dyer të mbyllura.
Lajmin e dha kancelari Olaf Scholz pas samitit me Rajonet. Në të njëjtën datë është vendosur edhe mbyllja e diskove dhe klubeve të natës.
Scholz ishte i qartë edhe për ditët gjatë festave, gjatë të cilave mbledhjet do të reduktohen në grupe prej 10 vetash.
“Nuk është koha për festa të Vitit të Ri”, tha ai. Ky njoftim vjen pas rritjes së rasteve me COVID dhe qarkullimit të variantit të ri Omicron.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



