Gafa epike! Blogerja mendon se Ilir Meta është ende president
Në epokën e digjitalizimit, shumë gjëra po zhvendosen në botën virtuale, përfshirë edhe “divat” e reja të rrjeteve sociale, që shpesh prodhohen më shumë në Instagram apo TikTok sesa në ekran apo skenë. Blogeret po fitojnë terren duke u bërë figura publike, duke shijuar simpati dhe duke “shitur” imazhin e tyre në mënyrë virtuale. Po, “shitëse”, por në botën online.
Një nga rastet më të fundit që u bë meme në rrjet është Rizarta Hoxha, një nga blogeret që arriti të depërtojë në ekran falë pjesëmarrjes në “Big Brother Vip Albania”. Ajo njihet për pamjen e saj tërheqëse dhe videot që publikon në rrjetet sociale, por një moment në emisionin “E Diell” tregoi se njohuritë e saj politike janë disi të dobëta.
Gjatë rubrikës “Rrethi Katror”, kur Bledi Mane e pyeti se kush është president i Shqipërisë, Rizarta u përgjigj me një gabim që tronditi edhe vetë gazetarët: “Ilir Meta, që është në burg?!”. Reagimi i gazetarit ishte i menjëhershëm dhe i habitur: “Vazhdojmë me Fredin.” Manushi u përpoq ta qetësonte situatën duke thënë: “Ç’rëndësi ka! Ajo ka ngelur aty, tek ai.”
Ky moment u bë një shembull i qartë i një fenomeni më të gjerë: blogeret po “mbijnë” si kërpudhat pas shiut, por shpesh talenti i tyre kufizohet vetëm në botën virtuale. Dhe, si thonë ndryshe, ndonjëherë më mirë është të rrinë aty ku janë më të forta – në rrjetet sociale. Kështu që, siç thotë një shprehje popullore, “Këpucari, rri tek këpuca!”
Në një kohë kur fama online është më e thjeshtë për t’u arritur se sa ajo reale, ndoshta duhet të kujtojmë që njohuria dhe aftësitë nuk janë gjithmonë pjesë e paketës që shitet online.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



