E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gay, lind apo bëhesh?
Publik News

Gay, lind apo bëhesh?

ALtin Bamllari

-Gëzuar!
-Gëzuar!
Direkt lali në tavolinë. Kullat, teatri, lejet e ndërtimit, kanalizimet, smogu, rrugët, uji, korrenti, taksat, pemët, parqet, parkimi, protestat, Lulëzimi, atletet e Ramës, Hashimi, serbët, turku, deti, greku.
Në tavolinë vijnë sallatat, antipastat.
-Gëzuar!
-Gëzuar!
Lali sërish aty, me lopatë në dorë. Pastaj Bledi, Turi, Koli, Çani. Iku sallata. Erdhën të tjera pjata.
-Shëndeti yt!
-Shëndeti jot!
Lalin e kishte zënë gjumi. Tavolina mbushur plot me robt’ e shpis’, fëmijë, pleq e plaka. Qetësi. Pak pauzë…
-Ore! Gay, lind apo bëhesh?
Po kjo? Po ky ç’pati? Kryqëzim shikimesh. Pastaj të qeshura. Ca thanë lind. Të tjerët, bëhesh. Hahaha. Ç’ne kjo pyetje? Si të erdhi?
Heshtje. E shoqja po e vështronte në kokërdhok të syrit.
-Po ja, kam ca kohë… Pa me frikë nga gruaja. -Jo shumë, 5 vitet e fundit.
Pesë? Po pse pesë? Filluan hamendësimet, llogaritjet, pikëpyetjet. Dikush theu heshtjen.
-Ligji i Darvinit. Çdo gjallesë përshtatet me mjedisin.
Ramë të gjithë dakord. Mjedisi ka ndryshuar shumë vitet e fundit. Ngritëm gotat.
-Gëzuar!
-Gëzuar!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.