E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Artan Hoxha: Anti-KÇK e organizuar nga një bos i dënuar në Ekuador
Publik News

Gazetari Artan Hoxha: Anti-KÇK e organizuar nga një bos i dënuar në Ekuador

Gazetari Artan Hoxha ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme, teksa ka komentuar sulmin e kryeministrit ndaj medieve dhe analistëve që kritikuan paketën Anti-KÇK.

Hoxha tha se paketën Anti-KÇK  e ka inicuar një bos i dënuar në Ekuador dhe, sipas tij, ka si qëllim të nxjerrë nga burgu personat e lidhur me krimin e organizuar.

Ai paralajmëroi se nesër do nxjerrë një intervistë që ka zhvilluar me bosin e dënuar.

“Unë nuk pata kohë sot, por do nxjerr nesër nga ata që kam në listë, do ta nxjerrë vetë Edi Ramën dhe një nga këta… Çfarë do thotë ai? Kush janë me krimin, jemi ne që po denoncojmë një spektakël dhe më vjen gjynaf për këta policë që kanë 6 muaj që i stërvisin. Nesër, ne kemi gjithë këto kohë na është thënë që gjithë ngjarjen e ka organizuar një bos i madh që rri në burg. Unë e kam marrë në intervistë atë bosin që është në burg në Ekuador. Kini durim do dalë. Pra si është e mundur që ky që se gjejnë ata, ata janë aty gjithë kohës, janë të lirë. Ky veprim nuk godet krimin, bën të kundërtën”, tha Hoxha në emisionin “Byro Politike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.