Gazetari Dyrnjaja: Politika shqiptare si mafja e viteve ’80
Gazetari Denis Dyrnjaja, ne nje reagim te tij ne rrjetet sociale shkruan se politika aktuale ne Shqiperi eshte si mafja e viteve ’80 ne Itali. Dyrnjaja shkruan “Në Sicilinë e viteve ’80 mafia e ndarë në familje që kontrollonin qytetin ishte oferta e vetme për banorët e pambrojtur. Dhe ata për të mbijetuar ishin të detyruar të bëheshin me njërën palë që në fund të fundit ishte po brenda konceptit që më mirë të të rrjep unë sesa ai. Është e njëjta skemë dhe ofertë që u ofrohet shqiptarëve, kësaj here nga politika e shndërruar në një skemë mafioze. Në emër të interesave të popullit lakejtë po zihen për pushtetin që iu jep fitime prallore. Rruspat e ligjit duhet të kalojnë edhe në Surrel, edhe në Lalëz edhe në Lundër ku ndodhen sarajet e abuzimit në emër të mbrojtjes së shqiptarëve. Ardhtë ajo ora e vërtetë e SPAK-ut që t’i shohim njëherë të gjithë këta që iu preu barku për studentët e të populli sa në qeveri dhe në opozitë. E vetmja shpresë nëse eksiton është pastrimi i politikës nga kërmat e veshura me luksin dhe paratë e abuzimit, pazareve politike me ngjala e pa ngjala, me buzeshje e ngërdheshje” perfundon komentin e tij Denis Dyrnjaja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



