Sipas tij, mjekët më të mirë janë larguar larg Shqipërisë, në një vend ku marrin vlerësimin e merituar. Çepele shprehet se mjekët e qytetit kanë ikur larg nga qeveria e pavionit të të çmendurve, atje ku një qeveri e huaj i kërkon me qiri.
“Sonte Doktor Ardit Kola nuk më priti si zakonisht në klinikën e qytetit të Roskovecit. Më tepër kisha dëshirë ta takoja atë mjek të talentuar. Por kishte ikur? Ku? Në një vend të huaj atje ku e vlerësojnë. Por gjëma më e madhe vjen më pas. Po kopsit dokumentet për të ikur doktoresha Irma. Ku do mbytemi pa Irmën e talentuar”- shkruan gazetari i Roskovecit.




