Gazetari ukrainas vë me ‘shpatulla pas murit’ vajzën e Putinit
“Merre babain në telefon dhe thuaji ta ndalojë bombardimet”
Elizaveta Krivonogi, e cila dyshohet të jetë vajza jashtëmartesore e presidentit rus Vladimir Putin, u përball me një situatë të tensionuar në Paris, ku jeton si 22-vjeçare. Një gazetar ukrainas e sfidoi me pyetje të drejtpërdrejta dhe kritike. Ai i tha fillimisht:
“Tre javë më parë babai yt vrau vëllain tim. Si jeton në Evropë, në këtë kontinent të mallkuar, GayEurope siç e quan ti?”
Elizaveta iu përgjigj qetësisht: “Nuk ke leje të më filmosh.”
Megjithatë, gazetari nuk u ndal dhe vazhdoi ta shtyjë, duke e pyetur nëse mbështeste të atin. Ajo u përgjigj: “Çfarë lidhje ka kjo me mua?”
Gazetari ukrainas nuk u dorëzua: “Ai është babai yt. Më e pakta që mund të bësh është ta telefonosh dhe t’i thuash të ndalojë bombardimin e Kievit. Mund të vish në Kiev dhe të veprosh si mburojë njerëzore, më mirë se Patriotët. Mund të shkosh në Pokrofsk, për shembull.”
Elizaveta pyeti me habi: “Si e imagjinon që mund të shkoj tani?”
Gazetari i ofroi edhe një mundësi financiare: “Sigurisht që mundesh. Nuk shoh ndonjë pengesë, do të të blej një biletë me paratë e mia.”
Megjithatë, ajo e refuzoi me qetësi: “Për fat të keq, nuk mund të ndihmoj.”
Elizaveta lindi në vitin 2003, si rezultat i një lidhjeje të dyshuar midis Putinit dhe nënës së saj, Svetlanës, e cila dikur kujdesej për shtëpinë e presidentit rus. Për herë të parë, mediat ruse vunë re ngjashmëritë e dukshme mes saj dhe Putinit gjatë një hetimi të vitit 2020. Certifikata e saj e lindjes nuk përmend drejtpërdrejt Putinin, por përdor emrin “Vladimirova”, që interpretohet si “vajza e Vladimirit”.
Në vitin 2021, udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, ekspozoi llogarinë e saj në Instagram, ku mund të shihej një stil jetese luksoz dhe pasuria e familjes – elemente që shumë i lidhin me marrëdhënien e saj të dyshuar me presidentin rus.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



