Gazetarja debat me Lleshajn: Dështim i policisë që nuk parandaloi atentatin ndaj Preng Gjinit në Tiranë
Në dokumentin e publikuar nga Lala, thuhet se Gjini është autor i dyshuar i vrasjes së Gazper Reçit, në Itali, konflikte që nisën si pasojë e prishjes së pazareve të drogës në shtetin italian.
Sipas Lalës ky është një dështim i Policisë së Shtetit që nuk ka mundur të parandalojë atentatin në Tiranë, kundër Preng Gjinit.
Lala: Ky është dokumenti zyrtar i Policisë. E preva për të qenë korrekte dhe për të mos larguar ata punonjësit e policisë.
DOKUMENTI I POLICISË: ‘Sipas informacioneve të siguruara na rrugë operative rezulton se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e konflikteve të ashpra, gjakmarrje/hakmarrje që familja gjini ka me familjen Reçi nga qyteti i Rrëshenit. Këto konflikte janë si pasojë e prishjes së pazareve të drogës në shtetin italian, ndërmjet shtetasit Gasper Reçi me të dëmtuarin Preng Gjini. Sipas të dhënave shtetasi Gaspër Reçi është vrarë në shtetin Italian në vitin 2017. Si pasojë e këtyre konflikteve në vazhdim në datën 12.08.2019 në qytetin e Rrëshenit është vrarë Armando Gjini, vëllai i të dëmtuarit Preng Gjin, si dhe ngjarja e ndodhur në qytetin e Tiranës në datën 15.09.2020 ku është dëmtuar rëndë shtetasi Preng Gjini’.
Ka dështuar policia e shtetit të parandalojë një ngjarje kaq të rëndë?
Lleshaj: Nuk ka dështuar fare. Aspak! Aty flitet për informacion të siguruar në rrugë operative. Edhe një thashethem merret në rrugë operative. Nuk mund të thuhet se Policia e ka ditur autorin dhe nuk e ka arrestuar. Po nxitni një konflikt. Janë vrarë njerëz, është e vërtetë dhe është një situatë e pasqaruar.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj ka pasur një debat me gazetaren e kronikës Klodiana Lala, për shifrat e OFL-së, strukturë e krijuar për të goditur krimin e organizuar dhe ngritjen e pasurisë në mënyrë të paligjshme.
Lleshaj tha se OFL pati sukses të madh, ndërsa gazetarja i është kthyer: T’ju vijë turp që e thoni këtë. Lleshaj më pas la të kuptohej se nëse do të ishte burrë dhe jo grua do t’i përgjigjej me të njejtën gjuhë.
Lala: OFL nuk ka sekuestruar asnjë pasuri. OFL lindi si aksion i madh dhe i trumbetuar me bujë nga ju dhe kryeministri.
Lleshaj: Dhe i suksesshëm shumë.
Lala: Duhet t’ju vijë turp që e thoni këtë. Duhet të skuqeni para shqiptarëve kur e thua këtë gjë, të lutem.
Lleshaj: Ti je grua dhe më…
Lala: Jam zonjë dhe jam shumë etike në komunikim.
Lleshaj: Si e përdor fjalën turp?! Më zure ngushtë se nuk mund t’ju përgjigjem me të njejtën gjuhë.
Lala: Cila ishte gjuha ime?
Lleshaj: Si më thoni s’keni turp? Kujt i thua?
Lala: Po sepse shifrat që thoni ju s’janë reale
Lleshaj: Unë mbaj përgjegjësi për shifrat që jap aty. Unë nuk jam zëdhënës i gjykatës moj…unë nuk jam hetues, nuk gjurmoj asnjë. Merrem me çështjet e politikës shtetërore…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



