E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja e njohur shqiptare: Në Tiranë janë shtuar shumë eskortat VIP!
Lajme

Gazetarja e njohur shqiptare: Në Tiranë janë shtuar shumë eskortat VIP!

“Bëjnë jetë luks me 1 mijë euro rrogë”

Gazetarja e sportit Sabina Mete ka ndarë qëndrime të drejtpërdrejta mbi realitetin social dhe mënyrën e jetesës që shpesh diskutohet në vend.

Duke komentuar deklaratat e Grida Dumës në Top Story lidhur me fenomenin e eskortave, ajo u shpreh se gjërat duhen thënë hapur, pa e zbutur terminologjinë.

“Një emër kanë ato, eskorta quhen. Eskortat e famshme i quajmë eskorta VIP. Mbase këto eskortat VIP mund të ndryshojnë nga çmimi, nuk e di. E ndoqa emisionin në fakt, edhe për sa i përket çmimeve, punës dhe orareve.

Ka lloj-lloj mënyrash për të nxjerrë atë lekun e shpejtë, për të bërë atë jetën që do, varet ti si do ta zgjedhësh, si do ta përdorësh jetën tënde, trupin tënd. Nuk kam ndonjë gjykim, të them të drejtën.

Megjithatë janë shtuar kaq shumë dhe ka kaq shumë njerëz që vërdallë pa ndonjë aftësi të spikatur, jo vetëm në media por kudo, por secili ka rrugën e vet dhe merr përsipër riskun e tij. Për aq kohë sa u jepet hapësirë dhe mundësi, pse jo”, u shpreh ajo.

Sabina Mete u ndal edhe tek kontrasti mes të ardhurave dhe stilit të jetesës që ekspozohet shpesh në rrjete sociale, duke theksuar se shumë raste nuk përputhen me realitetin ekonomik.

“Ti i kupton gjërat se si ndodhin, sepse jetojmë këtu dhe kemi një rreth shoqëror nga ku marrim informacione.

Nuk mund të kesh një rrogë nën 1 mijë euro dhe të bësh një jetë luksi apo të udhëtosh në Mykonos, sepse këto janë shpenzime të konsiderueshme.

Po flasim për realitetin e pagave që kemi. Nëse një studente vjen në Tiranë dhe nuk ka një banesë të sajën, duhet të përballet me qiranë, faturat dhe shpenzimet bazë. Atëherë çfarë do zgjedhë më parë? Të përballojë jetesën apo të ndjekë një stil të shtrenjtë, si për shembull të blejë një çantë Gucci, që në shumë raste rezulton të jetë jo origjinale?”, tha ajo në intervistën në “Live From Tirana”.

Deklaratat e saj kanë nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje debatet mbi stilin e jetesës, presionin social dhe raportin me realitetin ekonomik në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.