Gjekmarkaj për vizitën e Ramës në Ankara: Rama s’ka respekt për Skënderbeun
Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar vizitën e kreministrit Rama në Ankara, teksa ka thënë se ishte një vizitë e dëshpëruar e tij për të fituar pikë që mund ta ndihmojnë të qendrojë në pushtet.
Gjekmarkaj tha në “open” se gjesti i Ramës, përulës para uniformave ushtarake otomane është një gjest i ulët i një kreu shteti shqiptar, për vetë historinë e shkuar që kemi me perandorinë otomane.
Gjekmarkaj: Kjo ishte një vizitë e dëshpëruar për të qendruar në pushtet. Shiko, nuk është se bëri keq, nuk është gjë negative që të kemi marrëdhënie të mira me Turqinë, sepse është një nga vendet më të fuqishme, është fuqi botërore. Por nga ana tjetër unë nuk pranoj që kryeministri im të përulet para uniformave otomane. Nuk e di nëse është në protokollin e shtetit turk, por nuk njoh ndonjë kryeministër që t’i përulet uniformave otomane. Ky vend ka antagonizëm të madh me Europën. Europa nuk e do brenda saj për shkak të fesë, të politikavë që ndjek Turqia, qasja që ka në rajon dhe në botë. Nëse t’i mendon se ndërtimi i një spitali, restaurimi i një xhamie, një universitet apo ku di unë, është më e rëndëishme se sa iterimi në BE, nëse për dy kacide vëmë në diskutim boshtin strategjik Berlin-Bruksel-Uashington, jemi të humbur. Erdogan ka simpati për Ramën sepse sheh të ngjashmin e tij në Ballkan. Një vend pa zgjedhje, policia si në diktaturë, s’ka liri. Ky s’ka respekt për Skënderbeun që i pëlqen shumë t’i ngjajë, s’ka respekt për luftën e shqiptarëve ndaj perandorisë osmane.
Ndersa Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë në Turqi, ditën e sotme. Ngjela tha se kjo vizitë e Ramës është diçka boshe për Shqipërinë, pa vlera, por ka rëndësi personale vetëm për Ramën.
Duke folur në “open” ai e krahasoi këtë vizitë me vizitën e dikurshme të diktatorit Enver Hoxha në Kinë. Sipas Ngjelës, marrëveshjet e nënshkruara nuk janë asgjë.
Ngjela: Vizita e Ramës në Turqi është si vajtja e Enver Hoxhës në Kinë. Që do të thotë që është në faliment, dhe shkon në vende jo evropiane. E dyta, unë nuk e dëgjova të gjithë, por më bëri përshtypje që nënshkruan për restaurimin e xhamisë së Plumbit në Shkodër. Këto janë budalliqe, Rama shkoi atje se është në hall.
Vasili: Çfarë halli?
Ngjela: Halli është reforma antikorrupsion që i ka futur të gjithë në hall. E çfarë do i bëj Erdogani këtij. Jo një spital e jo ca pallate, është no-sens politik. Është nivel i dobët nga ana e kryeministrit. Prandaj le ta presim dhe të shohim se si do zhvillohen ngjarjet. Nuk e di se si do ta presi këtë takim Europa dhe Uashingtoni. Investimi më i madh është xhamia e Plumbit. Ky kërkon ndihmë nga Erdogani sepse është në hall. Kërkon të godasë investimet në shkolla të Gylenit, që deri tani e ka mbrojtur. Erdogan është tiran islamik, kaq. Ia ka marrë frymën atyre atje me budalliqet e tij. Kam kolegë të mi atje që më thonë.
Vasili: Ka nënshkruar Deklaratën për Krijimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë.
Ngjela: E çfarë pastaj? Çfarë është kjo?! Kuptohet që ka shkuar t’i krehi bishtin Erdoganit. Një shkollë turke, një xhami dhe budalliqe të tjera.
Vasili: Po nuk është një shkollë turke, por një universitet, një nga më të mirat.
Ngjela: Nuk është ndonjë marrëveshje për interesin shqiptar, por për interesin e Ramës. Ashtu siç vajti Enver Hoxha në Kinë, për interes të tij dhe jo të Shqipërisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



