GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Thoma Gëllçin dhe 2 vartësit e tij
Abuzimi me tenderin 1 milion dollarë
GJKKO ka pranuar sot gjykim të shkurtuar për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin dhe 2 vartësit e tij, konfirmon nga gjykata.
Gëllçi u arrestua me urdhër të SPAK, e cila regjistroi një procedim penal për veprën “Shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tenderë apo ankande publike”.
Nga hetimet, sipas orgnit të akuzës, ka rezultuar se “Thoma Gëllçi ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementet e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit 86. 908 550,00 lekë, zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018”.
Mësohet se Policia e Shtetit kishte referuar materialet në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda që prej vitit 2019, ndërsa janë dashur 18 muaj hetime për finalizimin e këtij procedimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



