Gjobiten e mbyllen dhjetra bizneseve në Tiranë
Drejtoria e Hetimit Tatimor ka kontrolluar brenda dhjetë ditëve, 1-11 tetor, 1819 biznese, nga të cilët 602 janë kapur me shkelje.
Vlera e gjobave ka arritur 19.8 milionë lekë.
Më konkretisht: 8 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë); 50 subjekte janë konstatuar të paregjistruar në organet tatimore dhe është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së; 149 tatimpagues janë konstatuar me shkelje për moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë); 44 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale, ndërsa 28 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune; 118 subjekte janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



