E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Apelit njofton personelin të largohen nga godina
Lajme

Gjykata e Apelit njofton personelin të largohen nga godina

Situata e tensionuar në Tiranë ka sjellë masa të reja sigurie edhe në Gjykatën e Apelit. Personeli i institucionit është njoftuar të largohet nga ambientet e godinës. Për momentin do të shqyrtohen vetëm çështjet që lidhen me masat e sigurimit personal.

Sipas gazetares Anila Hoxha, është vendosur gjithashtu të kërkohen forca shtesë policore për ruajtjen e godinës. Kjo masë merret për shkak të afërsisë së saj me Parlamentin dhe situatës së krijuar nga protestat në kryeqytet.

Për zhvillimet dhe masat e marra pritet të vihet në dijeni edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), ndërsa mbetet për t’u mësuar nëse do të ketë vendime të tjera lidhur me funksionimin dhe sigurinë e institucionit.

Përplasje të forta pranë Ministrisë së Arsimit

Ndërkohë, protesta e studentëve dhe gjimnazistëve pranë Ministrisë së Arsimit ka vijuar mes përplasjeve me forcat e Policisë.

Gurë, ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Sipas raportimeve nga vendngjarja, protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve. Policia ka ndërhyrë duke tërhequr disa prej tyre zvarrë. Për shpërndarjen e turmës janë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Rikthehen skenat e tensionit

Përshkallëzimi i situatës rikthen skenat e tensionit të regjistruara një ditë më parë në Tiranë. Atëherë protestat u shoqëruan me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit, si dhe me dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve private.

Masa shtesë sigurie në kryeqytet

Zhvillimet e fundit kanë shtuar masat e sigurisë në disa zona të kryeqytetit. Protestat e të rinjve vijojnë të shoqërohen me episode dhune dhe ndërhyrje policore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.