Gjykata e Lartë angleze bllokohet ekstradimin e vrasësve të Ardian Nikulajt
Gjykata e Lartë në Londër ka vendosur të bllokojë për momentin ekstradimin nga Angli të pesë personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Ardian Nikulajt në prill të vitit 2023, në Shëngjin.
Vendimi është marrë nga gjykatësi Justice Swift, ku sipas këtij vendimi, pranohet kërkesa për të mos u ekstraduar në Shqipëri e Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, Harry Simpson, Steven Hunt dhe Edmond Haxhia, i cili sipas Prokurorisë së Lezhës konsiderohet organizatori i kësaj vrasjeje.
Në vendimin e dhënë këtë të premte, gjykatësi Swift ka pranuar argumentin e mbrojtjes se ish-sekretarja britanike e Brendshme, Yvette Cooper, kishte firmosur një urdhër ekstradimi të bazuar në akuza të mëparshme për vrasje për gjakmarrje, të cilat më pas janë ndryshuar në vrasje me paramendim në bashkëpunim.
Bazuar në këtë ndryshim, gjykata ka arritur në përfundimin se urdhër-arrestet e kthyer në urdhra ekstradimi nuk janë të vlefshme.
Një tjetër pikë kyçe që ndikoi në vendim lidhet me garancitë e dhëna nga prokurorët e Lezhë, se të kërkuarit nuk do të akuzoheshin për gjakmarrje. Sipas gjykatës, këto garanci nuk kanë më fuqi juridike, pasi prokurorët që i kanë dhënë nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë shqiptare për shkak të largimit nga procesi i vetting-ut.
Ndërkohë, një zëdhënës i autoriteteve britanike, që përfaqësojnë interesat e Shqipëri në këtë çështje, ka bërë të ditur se është dhënë njoftim për synimin për të kërkuar leje për apelim në Gjykatën Supreme, në bazë të nenit 114 të Aktit të Ekstradimit 2003.
Po ashtu, është konfirmuar se Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Steven Hunt do të vijojnë të qëndrojnë në paraburgim, ndërsa Harriet Bridgeman është lënë në liri me kusht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



