Gjykata e Lartë lë pas hekurave Erion Veliajn
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.
Kërkesa e Veliajt ishte depozituar më 6 maj, vetëm dy ditë pas një vendimi të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, të cilat kishin sjellë ndryshime të pjesshme në praktikën gjyqësore lidhur me masat e sigurisë.
Në rekurs, Veliaj kërkonte zëvendësimin e masës “arrest në burg” me alternativa më të lehta, si “garanci pasurore” ose “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, duke iu referuar dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale.
Pavarësisht argumenteve të paraqitura, Gjykata e Lartë vendosi të mos e pranojë kërkesën, duke konfirmuar vijimin e masës aktuale të sigurisë.
Vendimi i fundit mbyll një tjetër përpjekje ligjore për ndryshimin e statusit të tij, ndërsa çështja mbetet në vëmendje të lartë publike dhe politike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



