Gjykata e Lartë nuk miraton rekursin e SPAK/ Lë në arrest shtëpie Malltezin
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e SPAK për rikthimin në qeli të Jamarbër Malltezit.
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën arrest shtëpie për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për shuarjen e masave të sigurisë.

Gjithashtu nuk ka pranuar as rekursin e SPAK, për rikthimin në qeli të dhëndrin të ish-kryeministrit
Avokatët e Berishës dhe të Malltezit kishin bërë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë.
Berisha dhe Malltezi janë në arrest shtëpie, pasi akuzohen si të përfshirë në aferën e dosjes Partizani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



