E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxës për kontrollet, vazhdojnë hetimet e SPAK
Lajme

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxës për kontrollet, vazhdojnë hetimet e SPAK

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, të cilët kundërshtonin kontrollet e ushtruara në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor 2024, me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe kërkesë të SPAK.

Bashkëshortja dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kishin apeluar vendimin e GJKKO-së, por kërkesa e tyre u refuzua nga Gjykata e Lartë.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë deklaroi: “Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga ankuesit, Arbër Veliaj dhe personi juridik ‘Gogel SHPK’, si dhe Ajola Xoxa dhe shoqëria tregtare ‘Partners Laë SHPK’, kundër vendimit nr. 265 (87-2024-388), datë 24.12.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Ky vendim përfundimtar vërteton ligjshmërinë e kontrolleve të ushtruara nga autoritetet, duke i dhënë dritën jeshile hetimeve të mëtejshme nga SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.