Gjykata e liroi në “arrest shtëpie”, si i shpëtoi burgut i dënuari për drogë në Itali
Në seancën gjyqësore që u mbaj në javën e dytë të gushtit, prokurori kërkoi që për të të caktohej masa ‘arrest me burg’ me afat 40 ditor, deri në ekstradimin drejt Italisë, por sipas News24 gjykata e Tiranës vendosi që ta lërë atë me ‘arrest shtëpie’.
Sipas vendimit të gjykatës, Faruku urdhërohet që të mos largohet nga banesa e tij private në Manzë të Durrësit.
Kreshnik Faruku, që mban dhe emrat Kreshnik Budlla, Besnik Farruku e Sokol Koçi rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Ancona-s me 6 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e trafikut të drogës.
Çështja ndaj tij është dërguar në Gjykatën e Apelit dhe pritet të në një seancë në 12 shtator. Ai u arrestua armë herët në Spanjë, pasi ishte nën hetim për një grabitje me dhunë.
Grupi ku bënte pjesë dyshohej për vrasjen e një biznesmeni spanjoll, por akuzat nuk u provuan. Ai dyshohet të jetë pjesë e një aktiviteti kriminal të shitjes së kokainës, me bazë në Amsterdam. Familja e tij vijon një përplasje të përgjakshme me fisin Kërtalla në Durrës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



