E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për 3 gjyqtarët e çështjes Dritan Dajti
Publik News

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për 3 gjyqtarët e çështjes Dritan Dajti

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK-ut për zgjatjen e afateve hetimore për tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli.

Megjithatë, mësohet se SPAK do të ketë dhe pak kohë në dispozicion, pasi gjatë gjendjes së jashtëzakonshme afatet konsiderohen të pezulluara.

Ndërkohë tre gjyqtarët po hetohen për korrupsion,  pasi pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e shpëtuar nga burgu i përjetshëm.

Kujtojmë që Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, por pas përfitimit të gjykimit të shkurtuar ai u dënua  përfundimisht me 25 vite burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.