E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Tiranes liron Marina Farën nga qelia
Lajme

Gjykata e Tiranes liron Marina Farën nga qelia

Kokainë për përdorim vetjak, gjykata e Tiranës lë në ‘arrest shtëpie’ vajzën e Eli Farës

Gjykata e Tiranes ka dhënë masën e sigurisë për vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, e cila u arrestua një ditë më parë, pasi u kap me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë.

Trupi gjykues mësohet se ka vendosur që  Marina Fara, të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

39-vjeçarja, e cila në dokumente mban emrin Roxhensa Kapurani, u kap në Vorë me 4.4 gram kokainë, që e kishte fshehur në portofol.

Para uniformave blu, ajo ka deklaruar se lëndën narkotike e kishte për përdorim personal.

Kujtojmë që Marina Fara edhe më herët ka qene e përfshirë në skena të ngjashme.

5 vite me pare Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona ne ate periudhe.

Në atë kohë, dyshimet për Marina Farën ishin se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.