Gjykata italiane e Kasacionit ‘fundos’ marrëveshjen Shqipëri – Itali për kampet e Gjadrit

Nga Alba Kepi 

Gjykata e Lartë italiane (Cassazione) shpreh dyshime se qendra e Gjadrit është në përputhje me Direktivën Europiane për Riatdhesimin dhe atë për Pranimin e Emigrantëve. Për këtë arsye, dje ajo ka vendosur të referojë dy çështje pranë Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian.

Ky zhvillim përbën një goditje të rëndë për fazën e dytë të projektit  që parashikon përdorimin e qendrave për emigrantët “të parregullt”, sipas dekretit të fundmarsit – tashmë të kthyer në ligj.

“Statusi i azilkërkuesit është i përshtatshëm me atë të qëndrimit por jo të largimit nga territori i vendit ku ka të drejtë të pres përfundimin e procedurës ndaj tij”. Lexohet në vendimin e marrë nga Gjykata Italiane e Apelit ndaj dy rasteve të emigrantëve që janë dërguar nga Italia në kampin e Gjandrit në Shqipëri e bazuar në Marrëveshjen e 6 nëntorit 2023 Meloni-Rama e ligjin 1340 aprovuar pak ditë më parë nga qeveria italiane mbi masat urgjente në fushën e emigracionit ilegal.

E ky vendim është marrë për bazë dhe nga Gjykata e Lartë Italiane e cila ka dyshime të forta për papajtueshmërine me normativën europiane të aktit të dërgimit të emigrantëve nga Italia në Shqipëri.

Gjykata e Lartë Italiane në Romë hedh poshtë paktin Italia-Albania e çështjet ndaj dy emigrantëve të transferuar në Shqipëri i dërgojnë për Gjykim në Gjykatën Europiane të Luksemburgut.

Motivet e këtij vendimi të marrë nga Gjykata e Lartë Italiane priten të bëhen publike së shpejti, por ajo që shfaqet qartë është se strehimi në Shqipëri për riatdhesim e kërkesa për azil janë dy ngërçet që për gjyqatarët italianë nuk respektojnë normativë europiane.

Gjykata e Lartë italiane konsideron kampin e Gjadrit si të pa përshtatshëm me normativën europiane bazuar në çështjen e territorialiteti. Gjadri nuk është Itali e vendimi për qëndrimin e riatdhesimin e një emigranti nga Italia në Gjadër sipas drejtësisë italiane nuk është i pajtueshëm me normativën europiane.

Dy rastet specifike kanë të bëjnë me një emigrant në masë administrative nga drejësia italiane e që ëshrë dërguar në Gjadër e ai një azilkërkuesi që ka kërkuar mbrojtje ndërkombëtare nga kampi i Gjadrit.

Për rastin e parë dyshimet e gjyqtarëve italianë janë se trasferimi nga Italia në Shqipëri është në kundërshtim me të drejtën europiane të riatdhesimit e për rastin e dytë ka të bëjë me territorialitetin e nëse kampi i Gjadrit mund të jetë i barazvlefshëm juridikisht me kampet në Itali e nga ku ky emirgant ka kërkuar azil ndërkombëtar.

Publikuar nga Publik Media