E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata Kushtetuese merr vendimin për pagat e Gjytarëve
Lajme

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për pagat e Gjytarëve

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e pagave të gjyqtarëve, duke pranuar pjesërisht kërkesën e paraqitur nga organizatat e sistemit të drejtësisë dhe duke detyruar ndërhyrje ligjore nga legjislativi.

Sipas vendimit, Kushtetuesja ka rrëzuar disa dispozita të ligjit nr. 33/2023, që lidhen me ndryshimet në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, duke i cilësuar ato si të papajtueshme me Kushtetutën.

Kërkesa për shqyrtim ishte paraqitur nga Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, ndërsa qeveria kishte paraqitur qëndrimin kundërshtues gjatë procesit.

Në përfundim të shqyrtimit, gjykata vendosi:

  • Pranimin pjesërisht të kërkesës së paraqitur nga gjyqtarët.

  • Shfuqizimin e fjalisë së parë të shkronjës “a” të nenit 1 dhe të pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 33/2023, si dispozita në kundërshtim me Kushtetutën.

  • Detyrimin e Kuvendi i Shqipërisë që të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore sipas arsyetimit të vendimit, brenda datës 31 korrik 2026.

  • Efektet e shfuqizimit do të hyjnë në fuqi me miratimin e ndryshimeve ligjore dhe, në çdo rast, jo më vonë se 31 korrik 2026.

Vendimi është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa arsyetimi i plotë do të publikohet brenda afateve ligjore të parashikuara.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

 

 

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, për arsyet e mësipërme, Gjykata, me shumicë votash, vendosi:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Shfuqizimin e fjalisë së parë të shkronjës “a” të nenit 1, si dhe të pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

3. Detyrimin e Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, brenda datës 31.07.2026.

4. Efektet e shfuqizimit sa më lart hyjnë në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe, në çdo rast, jo më vonë se data 31.07.2026.

5. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.