Gjykata liron ish-deputetin Balliu dhe të arrestuarit e tjerë
Pas dite pas arrestimit, Gjykata Penale e Tiranës ka lënë të lirë ish-deputetin, Klevis Balliu dhe protestuesit e tjerë të Unazës së Re. Vendimi qe i le ata ne masen e sigurise “detyrim paraqitje” eshte marre ne nje senance te zhvilluar sot me dyer te mbyllura.
Për të arrestuarit, Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për gjithë të banoret e unazës.
Ata akuzoheshin per veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Sipas policise, te arrestuarit në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.
EMRAT
– Ruzhdi .Maqinaj 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– Safet maksuti., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– Benard nezha 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
– Kujtim Ylli, 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë;
– Bajram .Noka., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– Agron .Thaci., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– Artan .Mucmataj., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier;
– Klevis balliu, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– Dritan Noku., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– Andi Sharra, 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



