E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqtari Hoxha:Të përjashtohet Elton Kërlukut nga gara e BKH-s
Lajme

Gjyqtari Hoxha:Të përjashtohet Elton Kërlukut nga gara e BKH-s

TIRANË – Një përplasje e re ka shpërthyer në garën për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ndërsa gjyqtari Gerd Hoxha ka bërë një kallëzim publik dhe institucional ndaj kandidatit Elton Kërluku, duke kërkuar përjashtimin e tij të menjëhershëm nga gara.

Në një letër të hapur drejtuar SPAK-ut, KLGJ-së, KLP-së dhe Komisionit të Verifikimit, gjyqtari Hoxha hedh akuza të rënda ndaj Kërlukut, duke e konsideruar kandidaturën e tij si të papajtueshme me ligjin, moralin dhe sigurinë institucionale.

Sipas gjyqtarit Hoxha, Elton Kërluku është përjashtuar nga Policia e Shtetit në vitin 2004, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për shkelje të rënda disiplinore, abuzim me detyrën dhe shkelje të betimit të zyrtarit. Më tej, ai thekson se vendimi i përjashtimit është konfirmuar përfundimisht nga Gjykata e Lartë në vitin 2006, duke i dhënë kështu vulë gjyqësore këtij sanksioni.

“Elton Kërluku nuk plotëson kushtet minimale të sigurisë për të qenë as pjesë e strukturës së SPAK, e jo më të kandidojë për drejtues të BKH-së,” – shkruan Hoxha në letrën e tij.

Duke shprehur indinjatën për trajtimin që i është bërë vetë nga Komisioni i Verifikimit, i cili sipas tij e skualifikoi për një “perceptim publik”, Hoxha shton:

“Si mund të justifikohet heshtja për një individ që është përjashtuar me vendim gjykate për shkelje të rënda etike dhe ligjore?”

Gjyqtari kërkon nga institucionet:

  • Të verifikojnë dokumentacionin dhe procedurën e kandidimit të Kërlukut,
  • Të ndërpresin menjëherë procesin për të,
  • Dhe nëse ka elementë penalë, të nisin hetimet për fshehje të të kaluarës dhe mashtrim institucional.

Ky denoncim ngre pikëpyetje të forta mbi integritetin e garës për kreun e BKH-së, një strukturë e ndjeshme brenda sistemit të drejtësisë dhe që do të duhej të përfaqësonte standardin më të lartë të pastërtisë dhe profesionalizmit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.